Si Perdoret Instagram

Instagram eshte nje aplikacion pa pagese per iPhone, iPod touch, iPad dhe Android qe lejon aplikimin e filtrave tek fotografite dhe ju lejon shperndarjen e tyre ne Facebook, Twitter, Flickr etj. Duke qene se eshte nje aplikacion mjaft zbavites dhe mjaft i kerkuar, ne artikullin e meposhtem do ju shpjegojme si perdoret instagrami ne celularin tuaj. Kjo nuk vlen per telefonat me sistem operativ windows.

1. Shkarkoni Aplikacionin Instagram nga iTunes ose direkt nga App Store ne iPhone-in, iPod touch-in, i Pad-in ose nga Play store ne telefonat Android.

Mund ta gjeni kete aplikacion duke aktivizuar App store dhe duke kerkuar per “Instagram”. Aplikacioni mund te shkarkohet pa pagese.

2. Aktivizoni aplikacionin Instagram duke prekur ikonen ne ekranin e celularit tuaj.

instagram1

Read more

Si te Instalosh WordPress

 

si te instalosh wordpress manualisht

Instalo WordPress manualisht ne faqen tende te Internetit duke perdorur Cpanel

Ne kete tutorial do te spjegojme hap pas hapi se si mund te instaloni wordpresin ne domainin tuaj te cilin do ta hostoni ne nje Host me pagese (ne kete rast eshte perdorur host i Namecheap).
Ka dy menyra per ta instaluar wordpresin ne domainin tuaj njera eshte ajo automatike nepermjet software-ve qe ofrojne Hostet si Fantastico, Softaculous etj te cilat e bejne shume te lehte instalimin e tij pasi database dhe user i database krijohen automatikisht, juve ju duhet te mbushni vetem disa rreshta dhe wordpresi instalohet me nje te klikuar te butonit.
Menyra e dyte eshte ajo manuale ku database i faqes krijohet manualisht dhe i gjithe procesi behet hap pas hapi. Kjo metode eshte mire te mesohet nga webmasterat e rinj pasi ju ndihmon te kuptoni se si funskionon worpdress dhe jua ben te lehte instalimin e tij ne rastet kur instalimi automatik nuk ofrohet nga hosti juaj gjithashtu dhe mirembajtjen e tij.

Read more

Si te Ndryshojme Ngjyren e Flokeve me Photoshop (Me Video)

si te ndryshosh ngjyren e flokeve me photoshop

 

Shenim: Per te pare tutorialin me video shkoni ne fund te faqes.

Ne kete tutorial do te spjegojme nje metode te thjeshte qe na jep mundesine te ndryshojme ngjyren e flokeve te nje personi duke perdorur nje HUE/Saturation Layer. Kjo teknike mund te perdoret per ti bere ndonje shaka mikut ose mikeshes tuaj, per te modifikuar ndonje foto te familjes tuaj ose mund te perdoret nga femrat per te pare se cila ngjyre flokesh i shkon perpara se ti lyejne floket. E mira e kesaj metode eshte se ne fund te tutorialit ngjyrat ndryshohen me ane te nje kursori dhe eshte e thjeshte te kalosh nga ngjyra ne ngjyre.

Read more

Si te Heqesh Syte e Kuq me Photoshop (Me Video)

rregullo syte e kuq me photoshop

Shenim: Per te pare tutorialin me video shkoni ne fund te faqes.

Syte e kuq jane nje problem shume i perhapur tek fotografite. Eshte nje efekt ku syri i personit ndricon me nje ngjyre te kuqe i cili ne shumicen e rasteve mund te shkaterroje nje foto te mrekullueshme.

Çfare i shkakton syte e kuq tek fotografite?

Syte e kuq ndodhin ne rastet kur perdoret blici ne ambjente me ndricim te dobet, si psh ne nje dhome te erret, ne nje klub nate, ne ambjentet perjashta naten. Ne keto raste ku ndricimi eshte i dobet bebja e syrit hapet per te lejuar futjen e sa me shume drite ne menyre qe personi te shikoje me mire. Kur ju perdorni blicin e aparatit,  drita e blicit udheton brenda bebes se hapur te syrit, perplaset tek pjesa fundore e syrit dhe kthehet mbrapsh nga rruga qe erdhi.

Read more

Si te Nderrosh Ngjyren e Syve me Photoshop

Ne kete tutorial do te mesojme nje teknike shume te thjeshte per te ndryshuar ngjyren e syve te dikujt ne nje fotografi duke perdorur shtresen rregulluese te Hue/Saturation ose (Hue/Saturation adjustment layer).

Kjo eshte foto qe do te perdorim.

vajza me sy bojeqielli

Le te fillojme!

Hapi 1: Zmadhojme tek pjesa e syve

Para se te fillojme le ta bejme me te lehte per te pare cfare do bejme duke zmadhuar tek pjesa e syve ne foto. Zgjedhim Veglen e Zmadhimit (zoom tool) tek paneli i veglave te photoshop ose shtypim shkronjen z ne tastjere qe ta zgjedhim menjehere.

Read more

Si te Rishfaq Dokumentat e Fshehura nga Virusi tek Usb Flash Drive

Menyra me e shpejte per te shfaqur dokumentat ose skedaret qe jane zhdukur ne flashin tuaj.

Keni futur flashin tuaj ne kompjuetrin e nje shoku dhe mendoni se Usb Flash-i juaj eshte djegur dhe se ju kane humbur te gjitha dokumentet qe kishit ne te. Kjo eshte nje gje e tmerrshme per te gjithe ata qe ruajne te gjitha dokumentet e tyre tek flashi. Gjithesesi Tutoriali i meposhtem do na mesoje se jo te gjitha shpresat kane humbur dhe dokumentat ose skedaret mund te jene aty por thjesht jane fshehur nga nje virus qe i fsheh dokumentet ose folderat dhe me emrin e tyre krijon viruse te cilat kane te gjitha prapashtesen .exe dhe jane shume kollaj per tu ngatarruar nga perdoruesit e kompjuterit me pak eksperience. Ne kete menyre duke u klikuar keto dokumenta bejne te mundur perhapjen e virusit ne te gjithe kompjuterin.

Tutoriali eshte shume i thjeshte vetem do pak vemendje qe te realizohet me sukses.

1) Se pari verifikoni tek flashi juaj nese dokumentet dhe folderat jane aty brenda duke verifikuar memorjen e tij.

Shkoni te My Computer dhe klikoni tek flash-i juaj me butonin e djathte te mous-it dhe shtypni properties si tek figura me poshte.
Po te vini re me vemendje tek tabela qe shfaqet  ne rastin e meposhtem shohim qe Used Space (memorja e perdorur)  eshte 6.48 GigaByte dhe kurse ajo Free ( memorja bosh) eshte 948 Megabyte afersisht 1 GigaByte. Pra veme re se flash nuk eshte bosh dhe se dokumentet dhe folderat jane aty brenda po thjesht jane te fshehura dhe ne nuk i shohim.

memorja aktuale ne flash drive-in tuaj

 2. Per te Shfaqur dokumentat do perdorim Command Prompt ose DOS.

Tek windows XP Command Prompt hapet duke shkuar tek menuja run dhe aty shtypim komanden cmd dhe shtypim butonin ok.

Read more

Pershpejtoni Navigimin ne Taskbar-in e Windows 7 me nje ndryshim ne Regjistrin e Windows

Pershpejtoni_Navigimin_ne_Taskbar-in_e_Windows_7

Taskbar-i i Windows 7 eshte padyshim nje shtese shume e mire qe i eshte bere windows 7, por nese ju keni me shume se nje dritare programi te hapur (psh: dy dritare internet exporer ose dy dritare Word-i) juve do t’ju duhet te klikoni dy here per te kaluar nga nje dritare tek tjetra ose do ju duhet ta mbani shigjeten e mouse-it siper per ta vajtur tek dritarja qe ju deshironi.

Me poshte do te spjegojme nje tekinke te thjeshte qe tju ndihmoje ta beni kete veprim me nje te klikuar te mouse-it. Dhe me besoni kjo do ju kurseje shume kohe dhe besdisje gjate punes tuaj ne kompjuter.

Read more

Si te hap nje llogari PayPal ne Shqiperi

paypal

Me ne fund PayPal sherbimi aq i shumepritur i pagesave online hapet dhe per Shqiperine. Paypal me pare funksiononte per shqiperine por ishte i kufizuar vetem ne dergimin e parave ose blerjeve online, kurse tashme ai vjen edhe me funksionin e shitjes online dhe te marrjes se parave. Pra Shiqptaret tashme kane nje menyre shume te sigurte dhe te shpejte per dergimin e parave ne te gjithe boten dhe me komisione relativisht te ulta.

C’fare eshte PayPal?
Paypal eshte nje llogari online qe lidhet me karten tuaj te kreditit, karten e debitit ose me llogarine tuaj bankare dhe ben te mundur blerjen ose marrjen e parave ne menyre shume te sigurte pa kerkuar ekspozimin e te dhenave te kartes tuaj (numrit te kartes, emrin mbiemrin, etj).
Per ta sqaruar me thjeshte Paypal eshte si nje mini llogari bankare ne internet tek e cila ju ngarkoni sa para te doni dhe mund te beni pagesa, transferim parash nga llogaria juaj tek ajo e nje miku tuaj gjithashtu ju mund te merrni para duke shitur produkte ne internet ose para qe ja u dergojne miqte tuaj. Nuk eshte e domosdoshme qe ju te ngarkoni para ne llogarine tuaj paypal, ate mund ta lini dhe bosh dhe ne momentin qe ju beni nje pagese, paypal i terheq parate automatikisht nga karta juaj. Paypal nuk ka komisione per pagesat qe ju beni. Paypal i mban komisione vetem atij qe merr parate psh dyqanit online ku ju blini produktin. Komisionet varjojne nga 2.9% + 0.3$ per transaksione brenda vendit dhe 3.9% +0.3$ per transaksione jashte vendit.

Read more

Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet? Perfshi ketu dhe Facebook.

A eshte i sigurte passwordi yt i Facebook

Nese do me ftoje mua per te te thyer passwordin, e ke parasysh ate qe ti e perdor  pothuajse ne te gjitha faqet qe ti viziton,  me sa tentativa do ta gjeja?

Pra le te shohim,…. kjo eshte lista ime e 10 me te mirave. Une mund te marr shumicen e informacionit me lehte se sa ti mendon, pastaj do te kem mundesine te futem ne llogarine tende ne facebook, ne e-mailin tend, kompjuterin tend madje dhe ne llogarine bankare online. Sepse po gjeta nje password ka shume probabilitet qe ti kem gjetur te gjithe.

Read more