Shenim: Per te pare tutorialin me video shkoni ne fund te faqes.
Syte e kuq jane nje problem shume i perhapur tek fotografite. Eshte nje efekt ku syri i personit ndricon me nje ngjyre te kuqe i cili ne shumicen e rasteve mund te shkaterroje nje foto te mrekullueshme.
Çfare i shkakton syte e kuq tek fotografite?
Syte e kuq ndodhin ne rastet kur perdoret blici ne ambjente me ndricim te dobet, si psh ne nje dhome te erret, ne nje klub nate, ne ambjentet perjashta naten. Ne keto raste ku ndricimi eshte i dobet bebja e syrit hapet per te lejuar futjen e sa me shume drite ne menyre qe personi te shikoje me mire. Kur ju perdorni blicin e aparatit, drita e blicit udheton brenda bebes se hapur te syrit, perplaset tek pjesa fundore e syrit dhe kthehet mbrapsh nga rruga qe erdhi.