Shenim: Per te pare tutorialin me video shkoni ne fund te faqes.
Ne kete tutorial do te spjegojme nje metode te thjeshte qe na jep mundesine te ndryshojme ngjyren e flokeve te nje personi duke perdorur nje HUE/Saturation Layer. Kjo teknike mund te perdoret per ti bere ndonje shaka mikut ose mikeshes tuaj, per te modifikuar ndonje foto te familjes tuaj ose mund te perdoret nga femrat per te pare se cila ngjyre flokesh i shkon perpara se ti lyejne floket. E mira e kesaj metode eshte se ne fund te tutorialit ngjyrat ndryshohen me ane te nje kursori dhe eshte e thjeshte te kalosh nga ngjyra ne ngjyre.
Fotoja qe do te perdorim eshte nje foto e aktores Jessica Alba e marre nga Santa Banta
Hapat qe do te ndjekim jane si me poshte:
Ndiqni numrat ne figurat e meposhtme dhe lexoni pershkrimin perkatese.
1) Hapim foton me te cilen do punojme, ne rastin tone kemi zgjedhur foton e jessica alba (per te hapur foton shkoni tek menuja File->Open ose shtypni Ctrl+O ne tastjere dhe zgjidhni foton qe doni te hapni.
2) Klikojme tek ikona per te krijuar nje Layer te ri (New Layer) ose shtypim ne tastjere Shift+Ctrl+N per te haur nje layer te ri me metoden e shkkurter.
3) Shkojme tek Blending Mode dhe zgjedhim Soft Light si ne figuren me poshte.
4) Zgjedhim Furcen (Brush Tool) ose shtypim shkronjen B ne tastjere per me shkurt.
5) Klikojme tek paneli i ngjyrave dhe zgjedhim nje ngjyre me te cilen do te lyejme floket fillimisht
6) Ngjyra mund te zgjidhet duke klikuar me mouse tek paneli i ngjyrave ose duke futur direkt kodin e ngjyres, une kam zgjedhur kodin d633e5.
7) Me pas shtypni ok per te bere zgjedhjen e ngjyres.
8) Klikojme tek shigjeta ne nr 8 per te zgjedhur nje furce dhe sapo hapet paneli zgjedhim ne furce te bute (Soft Round) Brush.
9) Zgjedhim madhesine e Furces (brush) 70 pixel, kete madhesi do te na duhet ta ndryshojme me vone.
10) Sigurohemi qe ashpersia (Hardness)e furces te jete 0%
11) Zgjedhim Opacity 50%.
12) Zgjedhim Flow 100%.
13) Filloni te ngjyrosni floket me furcen e zgjedhur me pare (Brush tool), per ta pare kete proces me video shkoni ne fund te faqes.
14) Pasi kemi ngjyrosur floket zgjedhim Eraser Tool per te fshire pjeset ku mund te kemi ngjyrosur gabimisht si psh tek pjesa pas flokeve ose ne kufi te flokeve. Perseri zgjedhim edhe me eraser tool sigurohemi qe te kemi nje Soft Round brush me:
Hardness 0%
Opacity 50%.
Flow 100%.
15) Korigjojme me eraser tool pjeset e ngjyrosura gabim si psh pjese te sfondit pas flokeve qe jane ngjyrosur pa dashje.
16) Klikojme tek ikona (ne forme rrethi gjysem te mbushur) e Adjustment Layer.
17) Zgjedhim Hue/Saturation nga lista qe do te na shfaqet.
18) Pasi kemi krijuar Hue/Saturation Layer klikojme mbi te me butonin e djathte te mouse (kini kujdes qe te klikoni tek pjesa e tekstit ku lexon Hue?saturation jo siper katrorit te bardhe).
19) Nga menuja qe na shfaqet zgjedhim Create Clipping Mask, nje clipping mask ben te mundur qe layer-i koherent te ndryshoje vetem layer-in poshte saj( ne rastin tone layerin qe kemi ngjyrosur me pare.
20) Tashme duhet te na jete shfaqur paneli i HUE/Saturation nqs nuk eshte shfaqur shtypni ikonen tek nr 20.
21) Levizni kursorin e HUE majtas djathtas per te ndryshuar ngjyren e flokeve.
22) Nqs doni te ulni ose te rrisni intensitetin e ngjyres levizini kursorin e Saturation (ai ben qe ngjyra e kuqe te jete e ndezur ose e zbehte)
23) Provoni te luani dhe me kursorin e Lightness nese deshironi te arrini ndonje efekt tjeter.
Fotoja me poshte eshte fotoja finale e Jessica Alba me floke te ndryshuar. Sigurisht qe ju mund te zgjidhni ndonje ngjyre tjeter sic e spjeguam me siper.