Po te shikoni kete video do ju duket si nje teknologji e ardhur nga Alienet, ky eshte nje eksperiment qe ka bere Universiteti i Tel-Aviv i cili demostron superpercjellesat kuantike te cilet bllokohen ne nje fushe magnetike.
[trafficplayer_youtube_video width=”600″ height=”400″ src=”http://www.youtube.com/embed/Ws6AAhTw7RA?&autohide=0&autoplay=0&controls=1&hd=0&rel=0&showinfo=0″ ][/trafficplayer_youtube_video]Pershkrimi i eksperimentit:
Fillohet me nje cope kristal zafir i cili vishet me nje shtrese te holle (~1µm e trashe) materiali qeramik i cili quhet oksid i yttrium barium bakri (YBa2Cu3O7-x )
Shtresa e qeramikes nuk ka ndonje veti magnetike ne temperaturen e dhomes. Megjithate kur ajo ftohet poshte -185ºC materiali behet nje super percjelles, ajo percjell elektricitet pa rezistence dhe pa humbje energjie.
Superpercjellshmeria dhe fusha magnetike nuk e pelqejne njera tjetren. Ku eshte e mundur superpercjellesi do ta deboje te gjithe fushen magnetike nga brenda. Ky quhet efekti Meissner. Ne rastin tone perderisa superpercjellesi eshte shume i holle, fusha magnetike e penetron ate. Megjithate ajo e ben kete penetrim ne sasi diskrete ( Kjo eshte Fizika Kuantike) te cilat quhen tubat e flukseve.
Brenda cdo tubi fluksi magnetik superpercjellshmeria shkaterrohet lokalisht. Superpercjellesi do te te mundohet te mbaje tubat te ngecura ne zona te dobeta. Cdo levizje e superpercjellesit do te shkaktoje levizjen e tubave te fluksit. Ne menyre qe kjo te parandalohet superpercjellesi ngelet i “ngecur” ne ajer.