Po perpiqeni te zgjidhni nje aparat fotografik? Zhvillimet e fundit te teknologjise e kane bere zgjedhjen akoma me te veshtire. Tashme nuk keni nevoje te blini nge aparat profesional DSLR per te pasur fotografi cilesore. Edhe me nje aparat fotografik te thjeshte mund te arrini kualitet serioz ne fotografite qe beni, mjafton te dini cfare po kerkoni. Keni nevoje per disa keshilla? Keni ardhur ne vendin e duhur.
Aparatet fotografik me te mire Kompakt dhe Bridge
Aparatet fotografik me te mire Kompakt apo Micro 3/4
Aparatet fotografik me te mire Digital SLR
Aparatet DSLR dhe Bridge: nga ndryshojne?
Nese po kerkoni nje aparat te mire per perdorim te zakonshem dhe pa u marre me rregullimet e funksioneve te aparatit perpara shkrepjes, nje aparat kompakt eshte zgjedhja e duhur per ju.
Ka akoma plot aparate fotografike kompakt me cmim te lire ne treg, por ka edhe modele me te avancuara qe ju japin nje kontroll manual te thjeshte qe kane sensor me te larte dhe lente optike per nje kualitet imazhi me te mire.
Ndermjet aparateve Kompakt dhe DSLR jane aparatet fotografik Compact System Cameras (CSC). Keto lloje aparatesh ofrojne nje balance te mire ndermjet leverdise ekonomike dhe kualitetit te imazhit. Se fundmi po prodhohen aparate CSC qe i tejkalojne DSLR-te. Nje shembull i mire i kesaj qe po themi eshte Soni A7. Ne kategorine e CSC ka disa lloje te ndryshem sensoresh.
Modeli CSC i Nikon perdor nje sensor 1 inç qe ju jep shkrepje te bukura ne vende me drite por nuk ju jep maksimumin ne vende me drite te redukutuar. Olimpus dhe Panasonik perdorin sensore mikro ¾ duke ju dhene nje rruge te mesme. Sensoret me te fundit te ketij lloji jane mbreselenes dhe gjenden ne disa nga aparatet CSC me te preferuar.
Sensoret me te medhenj qe do gjeni ne aparatet CSC jo shume te shtrenjte jane ata APS qe jane perdorur ne aparatet Samsung dhe Sony. Sigurisht qe Sony i ka cuar gjerat edhe me tej, duke pershatur sensore te plote tek aparatet A7 dhe A7R. Keto ju japin imazhet me kualitetin me te larte nder aparatete fotografik CSC, te cilet rivalisojne edhe disa nga DSLR-te.