“ kam shume foto te shperndara ne shume pajisje: kompjuter,tablet,celular etj. Do me pelqente ti kisha te gjitha ne te njejtin vend. Kush eshte menyra me eficente per ta bere? Kam degjuar per google+,Picasa, Flicks,Media Monkey”
Ne qofte se keni nje kompjuter ai eshte vendi me i pershtatshem per ti ruajtur. Sigurisht meqenese ato jane te pazevendesueshme ju duhet ti ruani ne me shume se nje vend. Ketu vlen edhe rregulli: ne sa me shume vende ti mbani te ruajtura fotografite aq me mire.
Vendosja e tyre ne te njejtin vend apo ne te njejtin folder eshte shume e thjeshte pasi keni vendosur si ti organizoni. Zgjedhja perfundimtare varet nga koleksioni i fotove qe keni. Nese jeni te specializuar ne disa tema fotografie mund ti kategorizoni ato sipas subjektit. Por opsionin me i mire per shumicen e njerzve eshte ruajtja e fotografive sipas dates kur jane bere.
Ruajtja sipas dates
Ne fakt disa aparate fotografike e bejne vete kete gje. Per shembull Canon G15 ve muajin tek numri i folder-it 123__09, 124__10 dhe keshtu me radhe. Nese jeni profesionist apo ju pelqen te beni shume fotografi atehere mund te beni nje folder per cdo dite. Shumica e njerzve duhet te kene nje folder per cdo muaj. Me e arsyeshme eshte te kesh 50-250 foto ne cdo folder ndersa 500-1000 jane shume.
Kompjuteri juaj mund ti klasifikoje fotot me daten ne cilen jane shkrepur, sepse data ruhet ne etiketimin brenda imazhit ne formatin Exif (Exchangeable image file format).