Makinat e rralla dhe egzotike jane gjithmone ne mode. Njerzit paguajne shuma marramendese per te pasur me te miren e me te mirave. Ndonjehere njerzit paguajne miliona dollare per te marre makina qe jane vepra arti. Mendohet qe makina qe eshte shitur me shtrenjte ne te gjitha koherat eshte shitur per vlere e 52,000,000 $. Megjithate kjo shitje nuk mund te konfirmohet sepse eshte bere ne menyre private. E vetmja menyre per te konfirmuar shitjen e nje makine eshte nese shitja behet ne ankand.
Ka disa shtepi ankandesh te specializuara ne shitjen e makinave te rralla dhe te cmuara. Ato shpesh organizojne evente ekskluzive per te bere shitje te tilla. Nese portofoli juaj nuk eshte i rende mjaftueshem ka shume mundesi qe nuk do ju lejonin as ti shihnit ato vogelushe.
Me poshte do te lexoni per 10 makinat te shitura me shtrenjte ne ankand sepse kjo eshte e vetmja menyre per te pasur te dhena te regjistruara. Gjithashtu lista eshte bere ne baze te shitjes ne dollare ne momentin e shit blerjes pa marre ne konsiderate ndryshimin e inflacionit. Ne rast te tille lista do te ishte shume e ndryshme. Ne fakt nje makine amerikane do te ishte ne liste. Ne 1988, nje Duesenberg Model J e 1931 u shit per me teper se $10,000,000. Duke marre parasysh inflacionin kjo makine do ishte nder tre makinat me te shtrenjta.
10. Mercedes Benz 540K Special Roadster i 1936: 11,770,000$
Pikerisht ky model 540K Special Roadster i 1936 mund te jete makina me fine qe ka bere ndonjehere Mercedezi. Makina qe u shit ne ankandin Goodings & Company kishte dy pronare te meparshem duke perfshire Baroneshen Gisela Von Krieger te Prusise. Vetem 32 modele te tilla jane prodhuar gjithsej.