Ne prill Mercedes-Benz beri publike planet e veta per nismen e prodhimit te makinave me numer te kufizuar me hidrogjen.
Sipas prodhuesve te makinave gjermane 200 makina te tilla do te jene gati per lancim ne fillimin e vitit te ardhshem.
Modeli F-CELL me diferencial para bazohet ne Mercedes Klass B dhe ka nje motor elektrik 100 kW me cift rrotullues 214 lb – ft.
Mercedes-Benz pretendon se ky prodhim super i fuqishem do te ofroje performance te krahasueshme me nje automobil me benzine me cilindrate 2000 kubike mbase dhe me e mire, neqoftese do ta krahasonim me nje makine me nafte ajo do te harxhonte ekuivalentin 3.3 litra nafte per 100 km.
Kilometrazhi i automjetit shkon nga 0 ne 100km/h per me pak se 11 sekonda dhe shpejtesia e tij maksimale eshte 170 km/h.
Bateria do te jete e ngjitur nen dyshemene e makines dhe do te jete e perbere prej hekuri dhe litiumi 1.4 kWh dhe teper rezistente ndaj thyerjes.
Ne do te veme re gjithashtu se paketimi i baterise do te lejoje nje rrjedhe elektronesh ne motor nderkohe qe zhurma e tij nuk ndjehet fare. Furnizimi i serbatorit me hidrogjen behet ne nje kohe rekord prej vetem 3 minutash.
Per me shume te dhena rreth ketij automjeti do t’ju duhet te prisni deri ne Motor Show-n e ardhshem te Frankfurtit.