Ndersa shumica prej nesh thjesht mund te enderrojne qe te kene makinen me te shpejte ne bote, disa te tjere do bejne c’te munden qe te posedojne shpejtesine me te madhe.
Keto jane 10 makinat me te shpejta ne bote qe lejohen ne rruge dhe qe jane sot per sot ne shitje (modele te prodhuara si dhe modele te modifikuara). Renditja eshte bere sipas shpejtesise maksimale te matur (Shpejtesite teorike nuk vlejne).
Makinat me te shpejta ne bote:
1. Bugatti Veyron Super Sport: 429 km/ore , 0-100km/ore ne 2.4 sekonda. Motorr alumini me kend te ngushte W16 (forme W me 16 pistona) 8.0 litra me 1200 kuaj fuqi, Cmimi baze eshte 2’400’000$. Megjithese Bugatti Veyron e humbi titullin si makina me e shpejte ne mars te vitit 2007, titull qe u mor nga SSC Ultimate Aero, Bugatti sfidon rekordin ne Gjermani ne korrik 2010 me nje version Super Sport te ri dhe ky Veyron merr perseri titullin si makina me e shpejte ne bote me nje shpejtesi prej 429 km/h. Bugatti Veyron original ka nje shpejtesi maksimale prej 407 km/h dhe me nje cmim prej $1’700’000, fuqia e saj eshte 1001 kuaj fuqi.
Vendi Nr 2 eshte nje barazim midis dy makinave me shpejtesi maksimale prej 418km/h!
2. Hennessey Venom GT 418 km/ore, 0-100 km/ore ne 2.5 sekonda, ka nje motor 6.2 Litra LS9 V8(ne forme V me 8 pistona) dopjo turbine qe prodhon 1200 kuaj fuqi dhe nje cmim prej 950’000$. Venom GT ka akoma per tu provuar dhe testuar, ajo mund te shkoje deri ne 442km/h. Kjo mund te jete konkuruesja me e ngushte e Veyron Super Sport.
2. Koenigsegg Agera R: 418km/ore , 0-100 km/ore ne 2.9 sekonda, ka nje motor 5.0 litra me dopjo turbine V8 (ne forme V me 8 pistona), dhe zhvillon nje fuqi prej 1099 kuaj fuqi. Cmimi baze eshte 1’600’000$. Nqs jeni tip sportiv Agera R mund te kete si opsion nje Kuti ne Cati per skite dhe goma dimri, mgjt nuk me duket e pershtatshme per gjera te tilla. Megjithese Agera R ka nje Shpejtesi maksimale teorike shume te madhe, shpejtesia aktuale e testuar eshte 418 km/h. Pritet qe kjo makine bore te jete armiku me i madh i Bugatti-t ne 5 vitet e ardhshme.
Kemi nje barazim dhe per vendin nr 3.
3. SSC Utimate Aero: 413 km/ore, 0-100 km/ore ne 2.7 sekonda. Motorr V8 dopjo turbine me 1183 kuaj fuqi, cmimi baze eshte 654’400$. E testuar ne mars te 2007 nga Organizata e Rekordeve Boterore Guinness SSC Ultimate Aero ishte makina me e shpejte ne bote nga mars 2007 ne korrik 2010. Ne mars 2011 , Koenigsegg Agera R gjithashtu ja kaloi asaj duke e kaluar kete makine amerikane ne vendin e 3-te. Shelby Supercars do te vazhdoje perpjekjet e saj qe te rimarre titullin si makina me e shpejte dhe makina e tyre e re SSC Tuatura mund te jete makina e duhur ( na duhet vetem te presim).
5. Koenigsegg CCX: 394 km/ore, shkon nga 0-100 km/ore ne 3.2 sekonda. ka nje motor me kend 90 grade ne forme V me 8 pistona dhe me nje fuqi 806 kuaj, Cmimi baze eshte 545’568$. E prodhuar ne Suedi eshte vellai i mad hi Agera R dhe ka humbur vetem kundrejt 4 super makinave ne bote.
6. McLaren F1: 386 km/ore, shkon nga 0-100km/ore ne 3.2 sekonda, Motorr BMW S70/2 me kend 60 grade V12(ne forme V me 1 pistona) me 627 kuaj fuqi, Cmimi baze eshte 970’000$. Makina me e shpejte ne shekullin e 20-te me duar qe duken si krahe lakuriqi nate. Mbase Batman duhet te porosise nje dh eta lyeje te zeze.
8. Gumpert Apollo: 362 km/ore , shkon nga 0-100 km/ore ne 3.0 sekonda, Ka nje motor 4.2 litra V8 (ne forme V me 8 pistona) qe ka 650 kuaj fuqi. Cmimi baze eshte 450’000$. Gumpert deklaron se Apollo eshte dizenjuar ne menyre te tille qe mund te ngase me koke poshte ne nje tynel me shpejtesi rreth 305 km/ore. Sigurisht, kjo nuk eshte testuar akoma.
8. Noble M600: 362 km/ore, shkon nga 0-100 km/ore per 3.7 sekonda. Motorr Dopjo Turbo 4.4 litra me 650 kuaj fuqi. Cmimi baze eshte 330’000$. Noble M600 eshte nje makine shume sexy. Dizenjo e saj qe nuk terheq vemendje ka disa konture qe nuk therrasin per vemendje ne cdo sekonde te dites.
9. Aston Martin One-77: 354km/ore , shkon nga 0-100 km/ore ne vetem 3.4 sekonda. Motorri i saj eshte nje 7.3 litersh V12( ne forme V me 12 pistona) me fuqi 750 kuaj. Cmimi baze eshte 1’850’000$. Prodhimi i ketij modeli eshte i limituar ne 77 cope sic e thote dhe emir One-77. Kjo makine eshte misherim i bukurise dhe fuqise te paketuara ne nje.
9. Ascari A10: 354km/ore, shkon nga 0-100km/ore ne 2.8 sekoda. K anje motor 5.0 litra BMW s62 V8 (ne forme V me 8 pistona) me 625 kuaj fuqi. Cmimi i modelit baze eshte 650’000$. Kompania ka planifikuar te prodhoje 50 cope nga kjo supermakie ne fabriken e saj ne Banbury ne Angli.
9. Lamborghini Aventador: 354 km/ore, shkon nga 0-100 km/ore ne 2.9 sekonda. Motorr V12 (ne forme V me 12 pistona) me 700 kuaj fuqi, Cmimi baze eshte 379’700$. Sipas Lamborghini Aventador eshte emir i demit qe hyri ne beteje ne Arenen e Saragoses ne 1993. Ky eshte demi me i shpejte ne bote!
10. Ferrari Enzo: 349 km/ore, ka nje start nga 0-100km/ore prej 3.4 sekondash. Motorri i saj eshte Alumini F140 V12 (ne forme V me 12 pistona) me 660 kuaj fuqi. Cmimi baze eshte 670’000$ Vetem 399 cope jane prodhuar gjithsej dhe cmimi rritet sa here qe ndonjera prej tyre perplaset.
10. Jaguar XJ220: 349 km/ore, shkon nga 0-100km/ore per 3.8 sekonda. Motorri eshte V6 (ne forme V me 6 pistona) dopjo turbine, Cmimi baze eshte 650’000$. E prodhuar ne 1992, kjo makine ka ate cfare duhet per te qene ne kete liste.
une kam pare ne youtube se bugatti very ecen 1001/kmh ndesta ferrari ecen 400/kmh a jane te verteta