Keto jane imazhet e para e super makines se re te Ferrarit te quajtur La Ferrari.
Me emrin e kodifikuar F150, Makina qe zevendeson Enzo-n ne maje te Hierarkise se Makinave te Ferrarit u Shfaq kete jave ne Geneva Motor Show 2013, duke vjedhur lehtesisht vemendjen e shikuesit nga makinat e tjera qe debutuan aty.
Konfirmohet qe makina eshte hibride me dy motorre, nje eshte benzine ne forme V me 12 pistona dhe 789 kuaj fuqi dhe gjithashtu ka nje motor elektrik me 160 kuaj fuqi. Makina ka 7 marsha me dopjo freksion.
La Ferrari nuk ka shifra ekzakte te deklaruara akoma por dihet qe shkon nga 0 -100 km/h ne me pak se 3 sekonda (numra kto te dhena nga Ferrari) dhe ka nje shpejtesi maksimale prej 330 km/h.
Motorri elektrik eshte shume efikas ne shpejtesi te ulta kurse motorri tjeter i benzines arrin eficencen e tij maksimale ne shpejtesi te larte.
La Ferrari eshte e pajisur me Aerodinamike Aktive qe do te thote qe bishti hapet dhe spoilerat hapen automatikisht ne manure qe te shtojne forcen qe e mban makinen poshte dhe nuk e le te ngrihet nga toka.
La Ferrari ka arritur te performoje nje xhiro prej 1 minute e 20 sekonda ne pisten e Firoanos, e cila eshte 5 sekonda me e shpejte se Ferrari Enzo dhe 3 sekonda me e shpejte se Ferrari F12 Berlinetta.
Si ky model do te prodhohen vetem 599 cope dhe cmimi nuk eshte deklaruar akoma.
Photos Credit Auto Blog
Per me teper shikoni videot e meposhtme: