Sic dhe ishte parashikuar Apple shfaq nje iPhone te ri tek WWDC (World Wide Developers Converence), Iphone i ri quhet ” Iphone 3GS” dhe “S-ja” do te thote shpejtesi. Megjithese duket pothuajse i njejte me Iphone 3G ai eshte shume me i shpejte, disa opsione jane deri ne 4 here me te shpejta.
Shpejtesia e transmetimit te dhenave eshte rritut ne 7.2 Mbps HSDPA, kamera tani eshte 3 megapiksel nga 2 qe ishte tek iphone i vjeter, me autofokus me prekje dhe auto white balance — dhe sic pritej tani suporton regjistrim videoje me 30 fps (frame per second) VGA dhe opsione te editimit te videos.
Gjithashtu ka nje busull te brendshme, nje bateri te re qe ofron 5 ore telefonata 3G dhe 9 ore internet WiFi. Ka dhe disa surpriza gjithashtu — nqs mbani shtypur butonin home tani aktivizon nje opsion te kontrollit me ze i cili ju lejon te beni gjithcka nga berja e nje telefonate deri tek kontrolli i iTunes, Gjithashtu eshte permiresuar dhe veshja e kapakut e cila ka nje material kundra njollave te gishtave. Per ta pasur me kontrate cmimi eshte 199$ per versionin 16GB dhe 299$ per versionin 32 GB.Ky version i ri i Iphone do te dale ne USA ne 18 Qershor dhe 80 vende te tjera ne Gusht 2009 dhe versioni iPhone 3G aktual do te mbetet ne shitje me kontrate per 99$.
Shikoni Opsionet e reja te sqaruara nga nje punonjes i Apple me video:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=E4aQpczZC00[/youtube]
Shijoni fotot e meposhtme:
tung akish pas mundesi dikush me na tregu se si zhbllokohet iphon 3g
a ka dal dikush qe ka arrit me zhblloku bluetuethin per iphone 3g s