“ kam shume foto te shperndara ne shume pajisje: kompjuter,tablet,celular etj. Do me pelqente ti kisha te gjitha ne te njejtin vend. Kush eshte menyra me eficente per ta bere? Kam degjuar per google+,Picasa, Flicks,Media Monkey”
Ne qofte se keni nje kompjuter ai eshte vendi me i pershtatshem per ti ruajtur. Sigurisht meqenese ato jane te pazevendesueshme ju duhet ti ruani ne me shume se nje vend. Ketu vlen edhe rregulli: ne sa me shume vende ti mbani te ruajtura fotografite aq me mire.
Vendosja e tyre ne te njejtin vend apo ne te njejtin folder eshte shume e thjeshte pasi keni vendosur si ti organizoni. Zgjedhja perfundimtare varet nga koleksioni i fotove qe keni. Nese jeni te specializuar ne disa tema fotografie mund ti kategorizoni ato sipas subjektit. Por opsionin me i mire per shumicen e njerzve eshte ruajtja e fotografive sipas dates kur jane bere.
Ruajtja sipas dates
Ne fakt disa aparate fotografike e bejne vete kete gje. Per shembull Canon G15 ve muajin tek numri i folder-it 123__09, 124__10 dhe keshtu me radhe. Nese jeni profesionist apo ju pelqen te beni shume fotografi atehere mund te beni nje folder per cdo dite. Shumica e njerzve duhet te kene nje folder per cdo muaj. Me e arsyeshme eshte te kesh 50-250 foto ne cdo folder ndersa 500-1000 jane shume.
Kompjuteri juaj mund ti klasifikoje fotot me daten ne cilen jane shkrepur, sepse data ruhet ne etiketimin brenda imazhit ne formatin Exif (Exchangeable image file format).
Ju mund ta beni te dukshem kete informacion ne Windows Explorer. Per ta bere klikoni me te djathten ne emrin e folderit dhe zgjidhni karakteristikat “Properties”. Shkoni tek tabela Customize ku thote “What kind of folder do you want?”,zgjidhni “Pictures” tek menuja dhe klikoni “apply” tek te gjithe subfolders. Pas kesaj klikoni me te djathten te menu e windows explorer (psh afer emrit) dhe shtoni kolonat qe deshironi. Opsioni perfshine gjatesine e focal 35 mm, modelin e aparatit, modelin e lenteve, subjektin dhe shume karakteristika te tjera.
Per fat te mire ka programe falas qe mund te bejne kete gje per ju. Per shembull PhotoMove 2 automatikisht i leviz fotot tek direktorite ose folderat ne baze te dates “Exif”, ndersa varianti me pagese mund te gjeje gjithashtu duplicate nder te tjera. DIM (Digital Image Mover) eshte nje alternative me pak e sofistikuar.
Riemerimi
Zgjedhja tjeter e rendesishme eshte riemerimi ose jo i fotove. Meqenese fotot behen nga burime te ndryshme ato do kene emra te ndryshem qe fillojne me DSC (Nikon), IMG (Canon), SAM (Samsung) etj. Disa njerez parapelqejne te riemerojne fotot me format standart me date reverse dhe me nje fjale kyce. Per shembull ju mund te riemeroni nje foto nga DSCN0101 ne 20080830-Tirana-DSCN0101. Ne kete menyre fotot mund te klasifikohen kollaj. Nuk do te pelqenit ta beni kete per qindra fotografi manualisht, prandaj ka disa programe qe ju japin opsionin e riemerimit kur beni kalimin e fotove nga cfardo pajisje ne kompjuter. Nese jo mund te perdorni nje bulk file renamer.
Pasi ti keni fotot ne te njejten direktori mund ti kontrolloni lehtesisht ato dhe te vendosni ke doni te mbani dhe ke doni te fshini. Gjithashtu mund te perdorni programe te cilat gjejne duplicate. Per shembull mund te perdorni DoubleKiller, qe kerkon ne baze te madhesise. Gjithashtu eshte VisiPics, nje program i zgjuar qe gjen duplikatet qe kane rezolucion te ndryshem, format te ndryshem ose qe jane foto lehtesisht te ndryshme nga njera tjetra.
Backup-et
Pasi te keni bere gjithe kete pune, ju duhet te beni Backup fotografite tuaja. Sot nje hardisk i jashtem 3TB si per shembull WD Elements eshte menyra me ekonomike per te bere back up kompjuterin. Por edhe nje hardisk me i vogel mund te jete i mjaftueshem. Nese shkrepni foto ne JPG nuk ka mundesi te keni me shume se 100-200 GB memorie
Gjithashtu mund ti beni backup ne Cloud. E perserisim qe ka shume alternativa per te bere back up por eshte me mire ti testoni me nje grup te vogel imazhesh per te pare sa mire funksionojne. Ato duhet ta ruajne foton me madhesi origjinale dhe jo ta reduktojne ate per tu shfaqur online, gjithashtu duhet te ruajne emrin original te file-it.
Alternativa qe ja vlen ti provni perfshine Dropbox, Microsoft OneDrive dhe Flickr e Yahoo-s. Dropbox eshte i pelqyeshem por eshte pak i kushtueshem per sasi te medha memorie. One drive eshte me pak i kushtueshem, pak me i ngadalte dhe pergjithesisht i besueshem.
Flickr eshte me i mire nga te gjitha alternativat sepse ju jep 1 terabite hapsire memorie falas. Por flickr nuk eshte shume i lehte per tu perdorur, ai i ruan imazhet ne baze te dates kur jane bere upload dhe shpesh njerzit nuk jane te kujdesshem me privatsine. Flicker punon shume mire me Adobe Lightroom, program per perpunimin e fotove, dhe do krijoje nje album te sinkronizuar me te.
Mbani mend qe sherbimet online mund te humbin te dhenat, te vidhen( si iCloud I Apple-it), te falimentojne ose te mbyllen ashtu si ndodhi me Streamload, Kodak Gallery, Nirvanix, Snapjoy and Everpix. Gjithashtu website-t mund tju penalizojne pa arsye te rendesishme duke humbur keshtu aksesin ne adresen tuaj. Prandaj eshte shume i rendesishem nje back up local.
Organizimi i albumeve
Databaza e fotove tuaja duhet te qendrojne te pandryshuara, por ju mund te doni te perpunoni fotot tuaja dhe ti organizoni ato neper albume pa ndryshuar fotot origjinale. Keto perfshine perdorimin e metadata-ve, shumica e te cilave jane pronesi e programit te perpunimit te fotove.
Ka shume organizues fotosh prandaj mund te provoni disa per te zgjedhur ate qe ju pelqen me shume. Me te shpeshte jane Windows Live Photo Gallery per Windows, iPhoto per perdoruesit e Mac, dhe Picasa per fansat e Google. Alternativat perfshine Zoner Photo Studio Free, shume i rekomanduar nga Gizmo’s, dhe XnView.
Per fotografet me serioz dhe profesionistet Adobe Lightroom 5 nuk ka rival dhe sipas standarteve te Adobe ka edhe nje cmim te aryeshem prej £99.99. Nje nga karakteristikat me te mira eshte qe mund te beni nje sere korigjimesh ne nje imazh te caktuar dhe pastaj ta aplikoni kete seri ndryshimes tek i gjithe grupi i fotove. Ai gjithashtu ju jep mundesine e zhberjes pa limit edhe pasi e keni rajtur foton apo pasi keni mbyllur programin. E keqja eshte se ju humbni klasifikimin neper albume nese ndaloni se perdoruri Lightroom por dihet qe Lightroom eshte si Photoshopi ate e mbani per gjithe jeten.
Me teper metadata
Pak me siper permendem metadata-t e padukshme Exif qe aparatet digital u shtojne fotografive. Ka edhe disa standarte te rendesishme si IPTC/XMP (International Press Telecommunications Council/Extensible Metadata Platform), qe pranohen nga Adobe dhe Microsoft. Kjo ju lejon qe edhe te dhena te tjera Meta te ruhen si titulli, autori apo te drejtat e autorit. Kjo do te thote qe ju mund te shtoni etiketime qe ruhen bashke me foton edhe nese nuk e perdorni me programin e perpunimit te fotove. Ky eshte nje tjeter plus qe ju ofron Lighroom.
Programe qe suportojne IPTC/XMP perfshine Adobe Lightroom dhe Photoshop Elements, XnView, Irfanview, Zoner Photo Studio, Picasa dhe BreezeBrowser Pro. Vista and Windows 7 gjithashtu e suportojne, edhe pse disa fusha perdorin etiketime jo standarte.