Nje nga serviset qe Google mbylli si pjese e aplikacioneve te Google Labs ishte dhe Google Body Browser( Eksploruesi i Trupit). Ishte nje faqe e mire per studentet e anatomise dhe fiziologjise. Fatmiresisht jane disa faqe te tjera qe bejne te njejten gje qe bente Google Body Browser. Nje Alternative e tille eshte Healthline Body Maps Model.
Nje alternative tjeter me e kompletuar eshte Faqja e BioDigital Human.
BioDigital Human ofron modele interactive 3 dimensionale te anatomise se njeriut. Ju mund te shfaqni ose te fshihni pamje te ndryshme te trupit te njeriut ne varesi te sistemeve te trupit te jeriut qe doni te shikoni. Psh Mund te shfaqni vetem nje ose te mbivendosni disa nga organet e njeriut ose sistemet e meposhtme te trupit te tij:
sistemin kockor, sistemin e tretjes, sistemi urinar,sistemi riprodhues,sistemin e frymemarrjes,sistemi endokrin, sistemin limfatik, sistemi nervor,sistemi kardiovaskular,sistemi i ligamenteve,sistemin muscular.
Kjo realizohet duke klikuar butonat e treguar me shigjete te kuqe ne figuren e mesiperme.
Modelet mund te rrotullohen me 360 grade dhe cdo emerim i pjeseve te trupit ka nje opsion audio per te mesuar emrin e saj ne Anglisht.
Kjo faqe ju jep mundesi gjithashtu qe pervec anatomise te shfaqni dhe smemundje te ndryshme te njeriut duke klikuar tek butoni conditions.Pasi klikoni tek buttoni conditions do te shfaqet nje liste me smenudjet me te perhapura te njeriut. Ne kete liste jane perfshire shume semundje nga alergjite tek semundjet abdominale, asma, tumoret e ndryshme, semundjet kockore, semundje muskulare, semundje te sistemit te tretjes etj.
Video e meposhtme jep nje pamje te pergjithshme mbi ate qe ofron kjo faqe. Ky model anatomik mund te perdoret nga mesuesit neper klasa pasi ka nje saktesi anatomike 100%.
[youtube width=”550″ height=”300″]http://www.youtube.com/watch?v=FTQxyIhSaqg[/youtube]